Dy sulme ndaj zyrtarëve policorë janë raportuar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.
Njëri rast ka ndodhur në Shtërpcë e tjetri në Mitrovicë.
Në rastin e parë në Shtërpcë, një person ka sulmuar fizikisht policin i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
I dyshuari është arrestuar ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa në Mitrovicë, pas një aksident trafiku ku ishte i përfshirë i dyshuari në shenjë pakënaqësie ka sulmuar policin.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aksident trafiku ku ishte i përfshirë në shenjë pakënaqësie, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyja rastet janë iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.