Baza ushtarake amerikane, që gjendet në periferi të kryeqytetit amerikan Washington DC, raportohet se është mbyllur për shkak se dyshohet se brenda është një sulmues.
Sulmuesi thuhet se është aktiv dhe gjendet në pjesën ku gjendet qendra mjekësore të bazës. Policia amerikane është në vendin e ngjarjes, shkruan.
Baza Andrews është shtëpi e aeroplanit presidencial “Air Force One”. Gjendet në Maryland, vetëm katër milje në juglindje të Washingtonit.
Sipas njoftimit në Twitter të kësaj baze, i gjithë personeli është në vend të sigurt, ndërkaq forcat e sigurisë janë në vend të ngjarjes.
Ndonëse nuk ishte e qartë fillimisht nëse mbyllja e kësaj baze ishte pjesë e ndonjë ushtrimi ushtarak, vet baza ka konfirmuar se e gjithë ngjarja është e vërtetë.
“Jemi duke iu përgjigjur një sulmuesi, i cili është aktiv”, ka thënë zëdhënësi i kësaj baze. /Insajderi.com