Sulmohet në Zveçan nënkryetari i Listës Serbe – kapën për para të fushatës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet në Zveçan nënkryetari i Listës Serbe – kapën për para të fushatës

    Insajderi
    25 December 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq është sulmuar mbrëmë në Rudarë të Zveçanit, gjatë një eventi të organizuar nga reparti i Kardiologjisë dhe Internos i spitalit në veri të Mitrovicës.

    Simiq ka marrë lëndime në kokë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress nga ahengu që u mbajt mbrëmë.

    Në eventin ku pati një numër të madh pjesëmarrësish, Simiq i cili ishte i ftuar nga kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është sulmuar nga një i ftuar, për motive ende të pa qarta.

    Insajderi merr vesh se arsyeja e këtij incidenti janë disa akuza që janë ngritur brenda Listës Serbe për keqpërdorim të fondeve të fushatës.

    Pas incidentit, eventi i cili është mbajtur në një restorant në Rudarë të Zveçanit, është ndërprerë.

    Ndërkohë nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se janë duke u marrë me rastin. “Kemi informacione dhe jemi duke verifikuar”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark