Sulmohet nga pesë persona zyrtari policor, kishte shkuar për të rregulluar makinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet nga pesë persona zyrtari policor, kishte shkuar për të rregulluar makinën

    Insajderi
    30 January 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.

    Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë.

    Po ashtu i njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe  gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.

    “Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark