Një grua sonte është sulmuar nga qentë endacak në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Teksa u sulmua nga qentë, të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.
Sipas pamjeve të Indeskonline shihen plagë të shumta në këmbët e saj.
E rastin e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca.
Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive.
“ Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive”, ka thënë Bajqinca.