Një burrë ka njoftuar policinë në veri se derisa po qëndronte para një lokali me shokët e tij, një person i dyshuar e ka sulmuar atë.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor për t’u shëruar.
“Viktima mashkull/k, ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar mashkull e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia”, thuhet në raport.