Sulmohet një impiant i kërkimeve bërthamore në Kharkiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmohet një impiant i kërkimeve bërthamore në Kharkiv

    Insajderi
    08 March 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina i ka raportuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se një strukturë kërkimore bërthamore që prodhon radioizotope për qëllime mjekësore dhe industriale është dëmtuar nga bombardimet ruse në Kharkiv.

    Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi, duke theksuar se bombardimet nuk shkaktuan asnjë rritje të nivelit të rrezatimit në vend.

    Prej nisjes së luftimeve në Ukrainë, forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit të Zaporizhzhias dhe Çernobilit. Për kontrollin e Zaporizhzhia, u zhvilluan përleshje të ashpra të cilat rrezikuan të shkaktonin një katastrofë nukleare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark