
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një xhami në Mezar-i-Sharif në Afganistan, transmeton Insajderi.
Dr. Ghavsuddin Enveri, një zyrtar i spitalit në Mezar-i-Sharif, tha se të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spital me ambulanca dhe automjete private pas shpërthimit në xhaminë shiite Sai Doken.
Të paktën 10 persona u vranë, tha Enveri, ndërsa vazhdon trajtimi i 40 të plagosurve.
Një zyrtar taliban tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se “Ka ndodhur një shpërthim në një xhami shiite në zonën e 2-të. Ka më shumë se 20 të vdekur dhe të plagosur”.
Mbretëron shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.
Dëshmitarët okularë njoftuan se ky ishte një sulm vetëvrasës./Insajderi?