Sulmohet policia e Kosovës në Istog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Sulmohet policia e Kosovës në Istog

    Insajderi
    27 April 2022 - 23:17
    Policia
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë arrestuar në Istog, pasi e kanë sulmuar patrullën e policisë.

    Këta të fundit, në momentin e sulmit, ishin duke i kryer detyrat e tyre për t’i larguar automjetet që janë parkuar në vende të gabuara.

    Sulmi ndaj zyrtarëve policorë ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve.

    Të dyshuarit e kishin parkuar autobusin në vend të gabuar dhe pasi që ishin urdhëruar nga policët që ta largojnë, kishin filluar t’i sulmojnë policët.

    Me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha masat adekuate për t’i arrestuar personat e dyshuar.

    Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark