![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një punëtor i një kafiterie në lagjen “Dardania” në Prishtinë është sulmuar mëngjesin e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku ka njoftuar edhe për arrestimin e sulmuesit të dyshuar, shkruan Gazeta Insajderi.
I njëjti më pas është dërguar në mbajtje, sipas policisë.
“Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/