Një burrë dhe bashkëshorti i viktimës së sulmit seksual janë arrestuar në Gjilan.
Siç thuhet në raportin ditor të Policis së Kosovës, viktima është sulmuar seksualisht nga i dyshuari, ku lidhur me rastin ka qenë edhe bashkëshorti i viktimës, shkruan Insajderi.
Që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/