Një grua kosovare ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë viktimë e një sulmi seksual.
Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht në Kaçanik.
Viktima ka denoncuar sulmin dje, duke kërkuar drejtësi.
“Kaçanik / 28.08.2024 – 09: 30. Me 31.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se, me datën e cekur është sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.