Një grua në Leposaviq ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë, shkruan Insajderi.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur me datë 10 gusht, ndërkohë raportuar gjatë ditës së djeshme.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Leposaviq/10.08.2024-11:00. Më 19.08.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.