Një person është arrestuar dje pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në Prishtinë.
Sipas njoftimit 24 orësh të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër të mitur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.