Një studente e një universiteti në Turqi është sulmuar në autobusë nga një udhëtar pasi që kishte veshur pantallona të shkurtra gjatë muajit të Ramazanit.
Asena Melisa Saglam, 21 vjeçare studente e psikologjisë angleze në Spitalin e Shtetit “Pendik”, ka thënë se, “unë kisha të veshur pantallona të shkurtra, të gjerë ngjyrë të bardhë, dhe kjo nuk është e turpëruar.
Ajo ka treguar se gjatë kohës sa ka qenë e ulur ajo ishte ofenduar nga sulmesi.
Sulmuesi ishte rreth të tridhjetave, ku gjatë daljes nga autobusi ai i’a kishte goditur me shuplak studenten. Ku më pas edhe u arrestua.
I quajtur Erkan Kizilis u arrestua më 20 qershor dhe u dërgua në burgu policia kishte raportuar se kishte raste të tjera të abuzimit të drogës, vjedhje dhe mashtrime. Ndërkohë, ka pasur një zhvillim në hetimin e sulmit të minibusit.
Prokurori i Përgjithshëm dha udhëzime për arrestimin e të dyshuarit të liruar, Ercan Kızılateş, lidhur me vendimin e kujdestarisë. Pretendohet se në vendimin e kujdestarisë, sulmuesi ka kryer krimet e “nxitjes ose poshtërimit të popullit kundër urrejtjes dhe armiqësisë”, “plagë me dashje” dhe “ofendim”. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=W65GOkyOqFw