
Policia ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas kosovar), në fshatin Vragoli, të Fushë Kosovës, nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, shkruan Insajderi.
Nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar.
Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë / 07.04.2025 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj zyrtarëve policor në kryerje të detyrës zyrtare.Të lënduar nuk ka, ndërsa në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.