×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmoi më herët edhe drejtorin e shkollës- Ky është njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen në Lipjan

    Insajderi
    07 August 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 57-vjeçari si pasojë e therjes me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.

    Njëri nga të lënduarit, sipas Ahmetit, ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.

    “Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti.

    Për rastin, janë arrestuar dy persona.

    Insajderi merr vesh se viktima është Agim Xani.

    Burime të Insajderit bëjënë me dije se njëri nga dy të dyshuarit në këtë rast është Skënder Krasniqi, i njohur për autoritetet, pasi që në mars të këtij viti kishte sulmuar drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat tërpeza. /Insajderi.org/

    Foto e të dyshuarit, Skender Krasniqit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark