Zafir Berisha, ish-zëvendës ministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren, mëson Insajderi.
Berisha u arrestua rreth orës 15:00 nën dyshimet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Lajmin për Insajderin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një qytetar është shoqëruar në stacionin policor pasi ka penguar zyrtarët policor pasi ai ka penguar zyrtarët. pasi ishin duke u marre me kundërvajtje ne trafik, ne shenjë pakënaqësie i ka sulmu e kërcënu zyrtaret policor, i njëjti po intervistohet, te shohim vendimin”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për Insajderin.
Ish-zv/ministri tashmë është në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të intervistohet nga hetuesit rajonalë.
Insajderi do iu mbajë të informuar