Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës.
I njëjti teksa ishte ndaluar nga njësia e hetimeve kishte sulmuar zyrtarët policor në Aeroport.
Sipas policisë, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte.
“Aeroporti i Prishtinës 12.05.2023 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar zyrtarët policorë në aeroport. Incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit lidhur me rastin është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte”, thuhet në raportin e policisë.