Të dielën në Gjilan është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar një femër , sipas Policisë së Kosovës.
Sipas raportit të policisë, ku janë të raportuara ndodhitë e 24-orëve të fundit, policia ka njoftuar se viktima ka marrë lëndime dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Insadjeri.com