Policia ka arrestuar një person në Rahovec i cili ka sulmuar fizikisht pjesëtarin e policisë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Junik policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili në një pikë kontrolli të veturave nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët i ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Më pas ai është intervistuar, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com