Sulmuesi i dyshuar, i vrarë në dyluftim me policinë e Dallasit, para se të vdiste deklaroi se dëshironte të vriste të bardhët, sidomos zyrtarët policorë, tha shefi i policisë së Dallasit, raporton BBC.
Sulmuesi që hapi zjarr i tha policisë se ai ishte i mërzitur për ngjarjet që ndodhën dje, ku mbetën të vrarë pesë policë dhe shtatë u plagosën gjatë një marshimi kundër vrasjes së të zinjve nga policia.
“Ai tha që ishte i mërzitur nga lëvizjet për mbrojtjen e jetëve të njerëzve me ngjyrë në ShBA”, deklaroi shefi i policisë së Dallasit, David Brown.
Brown tha se sulmuesi nuk ishte i lidhur me asnjë grup tjetër njerëzish dhe vepronte i vetëm. /Insajderi.com