Shërbimi sekret ka lëshuar një deklaratë pas të shtënave në tubimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Pensilvani.
Zëdhënësi Anthony Guglielmi tha se “Shërbimi Sekret ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”.
“Gjatë kampanjës së ish presidentit Trump në Butler, Pensilvania në mbrëmjen e 13 korrikut, rreth orës 18:15, një person i dyshuar ka gjuajtur disa herë në drejtim të skenës nga një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit. Personeli i Shërbimit Sekret të SHBA-së e ka neutralizuar të dyshuarin, i cili tashmë ka vdekur. Shërbimi Sekret i SHBA-së është përgjigjur shpejt me masa mbrojtëse dhe ish presidenti është i sigurt. Një shikues është vrarë, dy janë lënduar rëndë. Incidenti është duke u hetuar dhe Shërbimi Sekret e ka njoftuar zyrtarisht FBI-në”, thuhet në deklaratë.