"Sulmuesi ka qëlluar në dy klasa" - Publikohen pamje nga sulmi në Austri - raportohet për dhjetëra të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Sulmuesi ka qëlluar në dy klasa” – Publikohen pamje nga sulmi në Austri – raportohet për dhjetëra të vdekur

    Insajderi
    10 June 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin Graz të Austrisë, sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka ndodhur një të shtënë në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse, ku deri tani janë konfirmuar dhjetë viktima.

    Sipas informacionit të deritanishëm, kanë humbur jetën disa nxënës, një person i rritur dhe sulmuesi.

    Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

    Gazeta Kronen Zeitung raporton se sulmuesi ka qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

    Në internet ka qarkulluar një video ku dëgjohet të shtënat në oborrin e shkollës, si dhe kaosi që ka ndodhur brenda klasave të shkollës.

    Sipas informatave të gazetës Krone, shërbimi i urgjencës dhe dhoma e traumës në spitalin Graz LKH janë aktualisht të mbingarkuara pas ngjarjes.

    Informacionet më të fundit tregojnë se sulmuesi dyshohet të jetë një ish-nxënës 22-vjeçar, i cili sipas të dhënave të papërfunduara, ka pasur në mënyrë të ligjshme armë – një pistoletë dhe një pushkë gjuetie që i kishte me vete, sipas gazetës Salzburger Nachrichten.

    Një nga dy klasat në të cilat ka qëlluar ishte klasë ku ai më parë ka studiuar.

    Shumica e ngjarjeve politike në Austri janë anuluar, ndërsa ministri i punëve të brendshme, Gerhard Karner (ÖVP), është në rrugë për në Graz.

    Përveç njësive speciale të policisë, janë angazhuar edhe disa helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark