Burimet gjyqësore franceze thonë se personi i dyshuar për sulmin ndaj ushtarëve francezë jashtë muzet të Louvrit në Paris refuzon të flasë me hetuesit.
Ndërkohë, babai i tij, Reda Refaie al-Hamahmy, i tha dje agjencisë së lajmeve Associated Press se djali i tij nuk është terrorist.
Zoti Al-Hamahmy shtoi se kishte besim në sistemin gjyqësor francez për të gjetur të vërtetën prapa akuzave kundër djalit të tij 28-vjeçar Abdullah.
Muzeu i Louvrit në Paris u rihap të shtunën në mëngjes, më pak se 24 orë pasi personi me thikë u qëllua 4 herë nga ushtarët. Sipas prokurorit të Parisit, gjendja shëndetësore e Abdullah al-Hamahmyt ishte përmirësuar dukshëm.
Abdullah thuhet se bërtiti “Allahu Ekber” ndërsa sulmoi ushtarët jashtë muzeut, duke plagosur një prej tyre.
Presidenti francez Francois Hollande tha se nuk ka dyshim se sulmi ishte i një natyre terroriste dhe se rritja e sigurisë në vend është e nevojshme pas sulmeve terroriste në vitin 2015 dhe 2016.