"Sulmuesi i Munihut ishte ofenduar në baza racore para se të kryente sulmin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Sulmuesi i Munihut ishte ofenduar në baza racore para se të kryente sulmin”

    Insajderi
    23 July 2016 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane konfirmon se në sulmin e djeshëm në qendrën tregtare në Munih, ishte vetëm një sulmues. Ai është 18- vjeçari iranian dhe nuk ka sulmues të tjerë dhe lokacione tjera të lidhura me këtë sulm.

    Gazeta “Bild” duke analizuar motivin e atentatorit thotë se nuk është sigurt se ai ishte një xhihadist.

    Sipas një dëshmitari që ka marrë CNN, sulmuesi ka thirrur “Allahu Akbar”, por, Bild hedh dyshime për këtë, duke thënë se dëshmitarë të tjerë nuk kanë dëgjuar këto thirrje dhe një sulm xhihadist do të ishte mirë i planifikuar, që të dihej motivi, me sulmuesin që do të brohoriste më shpesh, transmeton Telegrafi.

    Një dëshmitar tjetër i Bild ka treguar se sulmuesi është parë në qendrën tregtare para sulmit, ku është ofenduar në baza racore nga disa gjermanë, para se ai t’u thotë atyre: “Tash do të blej një armë dhe to t’iu çoj në ajër”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark