Sulmuesi në Orlando arriti të blejë armë edhe pse ishte nën radarin e FBI - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmuesi në Orlando arriti të blejë armë edhe pse ishte nën radarin e FBI

    Insajderi
    13 June 2016 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas vrasjes së 50 personave në Orlando, janë ngritur dyshime se si ka mundur vrasësi Omar Mateen të blejë armë në mënyrë legale edhe pse ka qenë dy herë nën hetime të FBI në dyshimin se ka përkrahur terrorizmin.

    Mateen, 29 vjeç, përveç se vrau 50 persona, plagosi edhe 53 të tjerë të dilën në mëngjes në një klub ku argëtohen persona të komunitetit LGBT.

    Lajmi se sulmi është kryer nga dikush që ka qenë nën radarin e FBI pritet të ngjallë debat lidhur me ligjin për armë në Amerikë, shkruan The Guardian.

    Po ashtu, edhe gruaja e tij ka folur për media duke treguar se Mateen ka pasur probleme mendore.

    “Disa muaj pasi u martuam e kam parë se ai nuk është stabil,” ka thënë ajo, duke shtuar se kishte filluar të ketë frikë për sigurinë e saj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark