Agjencia amerikane, FBI, thotë se personi i armatosur, i cili i ka vrarë 50 vetë në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës, dje herët në mëngjes e kishte thirrë operatorin e situatave emergjente të policisë, pak kohë para se të kryente vrasje masive, dhe e ka shprehur lojalitetin e tij ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS.
FBI e ka identifikuar këtë person, që është përgjegjës për sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, si Omar Mateen, 29 vjeçar, i lindur në Shtetet e Bashkuara, me origjinë afgane.
Ky sulmues është vrarë nga policia, e cila ka depërtuar në klubin e natës Pulse, tri orë pasi atje kishte filluar sulmi vdekjeprurës.
Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë sulm e ka cilësuar si “një akt terrori dhe akt i urrejtjes”.