Sulmuesit e Londrës planifikuan të përdornin kamion prej 7.5 tonësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmuesit e Londrës planifikuan të përdornin kamion prej 7.5 tonësh

    Insajderi
    10 June 2017 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autorët e sulmit terrorist në Londër, më 3 qershor, ditën e sulmit u përpoqën të marrin me qira një kamion prej 7.5 ton, por në mungesë të parave nuk arritën ta bëjnë këtë.

    Policia britanike ka vazhduar me hetimin lidhur me sulmin e fundit terrorist në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndërsa në kuadër të kësaj për publikun janë ndarë detaje të reja tek të cilat kanë arritur gjatë hetimit.

    Policia ka bërë të ditur se sulmuesit të shtunën, më 3 qershor, në orët e para të mëngjesit kanë tentuar të marrin me qira një kamion prej 7.5 ton, por se kjo nuk iu shkoi për dore për shkak se ata nuk kanë patur para të mjaftueshme.

    Më tej policia thotë se sulmuesit, pas dështimit për të marrë kamionin me qira, janë vendosur për minibusin, në të cilin më vonë u gjet material për të bërë kokteje molotovi.

    Gjithashtu, thuhet se minibusin e ka marrë 27-vjeçari Khuram Shazad Butt, me origjinë nga Pakistani, i cili është drejtues i automjetit. Shtetasi italian, me origjinë nga Maroku apo Libia, Youssef Zagbha (22) dhe Rachid Redouane (30), ishin ulur në pjesën e prapme.

    Policia ka konfirmuar se minibusi tetë minuta përpara sulmit, ka lëvizur në vendin ku ndodhi sulmi, dhe pas nisjes është kthyer përsëri në këtë vend.

    Në kuadër të hetimit të sulmit, policia britanike në shtatë ditët e fundit ka biseduar me 282 dëshmitarë okularë nga 19 vende, shkruan AA.

    Të paktën 7 persona humbën jetën ndërsa 48 të tjerë u plagosën në sulmin terrorist që ndodhi në Londër të shtunën e kaluar.

    Sulmi ndodhi të shtunën kur sulmuesit me furgon goditën këmbësorët në urën e Londrës dhe pas daljes nga furgoni me thika filluan të sulmojnë njerëzit në tregun Borough, ku policia vrau që të tre sulmuesit.

    Policia e përshkroi sulmin si akt terrorist dhe arrestoi 12 të dyshuar të cilët më vonë u liruan.

    Përgjegjësinë për sulmin në Londër e mori përsipër organizata terroriste DEASH.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark