Sulmuesit huqin cakun – nuk arritën të djegin zyren e Presidentes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmuesit huqin cakun – nuk arritën të djegin zyren e Presidentes

    Insajderi
    12 March 2016 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se personat që kanë sulmuar Presidencën e Kosovës nuk kanë arritur që të vënë flakën zyres, meqë kanë huqur cakun.

    Policia thotë se ata fillimisht kanë thyer me gurë xhamat e zyres, por shishja me koktej Molotovi e hedhur në drejtim të zyres ka përfunduar në muret e jashtme të objektit, duke shkaktuar nxirje të tij.

    Sipas një njoftimi të policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 4 të mëngjesit dhe është kryer nga disa persona të maskuar.

    “Personat e  dyshuar pas hedhjes se koktej molotovit  dyshohet se janë larguar ne drejtim te rrugës Agim Ramadani me një veture ngjyre te bardhë, thuhet në njoftimin e policisë.

    Njësia policore ka dale menjëherë ne vendngjarje, mirëpo nuk është arritur te hasen te dyshimtit. thuhet në njoftim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark