Sulmuesit në aeroportin e Stambollit ishin nga këto tre shtete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmuesit në aeroportin e Stambollit ishin nga këto tre shtete

    Insajderi
    30 June 2016 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre sulmuesit që kryen sulmin vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit ishin shtetas të huaj, tha të enjten një burim i prokurorisë.

    Sulmuesit, të cilët të martën hapën zjarr në aeroportin para se të shpërthenin eksplozivët, duke vrarë 43 persona, janë identifikuar si shtetasi rus nga Dagestani, një shtetas i Uzbekistanit dhe një tjetër nga Kirgistani.

    Burimi i cili është në rrjedha me hetimin, prononcimin e bëri në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për deklarata për mediat, njofton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

    “Në mesin e të vrarëve 19 janë shtetas të huaj”, deklaroi ministri i Brendshëm Efkan Ala.

    Më herët zyra e guvernatorit të Stambollit tha se janë arrestuar 13 të dyshuar në lidhje me sulmin, katër prej tyre të huaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark