Suma: Të hetohen komandantët milionerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Suma: Të hetohen komandantët milionerë

    Insajderi
    04 July 2016 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga krye komunarët e tjerë, duket të jetë më i varfëri në Kosovë.

    Nuk posedon veturë personale si dhe njihet si kursimtari më i madh i buxhetit të komunës që ai drejton.
    Ai në një intervistë për Gazetën Fjala thotë se paga që ai merr si kryetar komune është e mjaftueshme për të mbajtur familjen.

    Madje Suma është kritik edhe për komandantët të cilët që nga paslufta janë bërë milionerët e rinjë të Kosovës.

    “Çdo pasurim i paligjshëm duhet të dënohet. Po të kemi institucione të mirëfillta shtetërore dhe po të punohet drejt dhe pa anime politike dhe po të respektohet si duhet ligji, me siguri se nuk do të kishim milionerë të një klase politike të cilët para disa vitesh mezi kanë siguruar ekzistencën familjare”, thotë Suma.

    E nga komuna që Suma udhëheq viteve të kaluara shumë të rijnë i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.

    Suma për këtë çështje ka thënë se rajoni i Kaçanikut nuk është i rrezikuar nga “ekstremizmi fetar”, edhe përkundër pjesëmarrjes apo tentimit për pjesëmarrje në luftërat e huaja (Siri dhe Irak) të disa individëve.

    “Po të kishin qenë të vendosur këta individ t’i bashkëngjiten ISIS-it, nuk ishin kthyer fare në Kosovë, por vetë largimi i tyre nga këto zona të luftës, nënkupton se këta qytetar nuk e përkrahin ISIS-in, por atje kanë shkuar ose kanë tentuar të shkojnë thjesht për përfitime materiale (për shkak të gjendjes së vështirë materiale)”, ka shtuar Suma.

    Suma ka folur edhe për projektet e tjera, punën vullnetare që ai bënë për pastrimin e varrezave e heqjen e borës në komunën që ai e drejton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark