Sunak pas intervistës së Putinit: Pretendimet e tij janë qesharake – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sunak pas intervistës së Putinit: Pretendimet e tij janë qesharake

    Insajderi
    09 February 2024 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar gjatë një interviste se pushtimin në Ukrainë e ka bërë për shkak të rrezikut të zgjerimit të NATO-s.

    Ky pretendim u etiketua si “qartësisht qesharak” nga kryeministri britanik, Rishi Sunak.

    “Rusia kreu një pushtim të paligjshëm në Ukrainë. Jam krenar që Britania e Madhe ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga fillimi”, tha Sunak, shkruan Sky News.

    Isha atje në fillim të këtij viti, si lideri i parë i huaj që e vizitova. Ishte vizita ime e parë e vitit për të njoftuar mbështetje të rëndësishme ushtarake për Ukrainën dhe një marrëdhënie më të gjerë sigurie me të”, shtoi kryeministri britanik duke theksuar se kjo sjellje e shtetit rus nuk është e tolerueshme.

    Untervista me presidentin rus është e para për mediat perëndimore që nga fillimi i pushtimit të territoreve ukrainase në vitin 2022


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark