
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur konferencë për media lidhur me tërheqjen e festivalit “Sunny Hill”, nga kryeqyteti i Kosovës në atë të Shqipërisë, shkruan Insajderi.
Rama ka deklaruar se Prishtina, i ka plotësuar krejt kërkesat që janë kërkuar nga MAPL për lejimin e mbajtjes së festivalit ‘Sunny Hillit’ në Prishtinë. Fajin për zvarritjen po ia lenë ministrisë.
Ai mes tjerash shprehet se “99” e gjeti këtu.
Siç parashihej Sunny Hillit do ti jepej një pronë në Bërnicë për 99 vjet në shfrytëzim, gjë që nuk i pëlqeu LVV-së.
“Nuk e kam pru 99 e kam gjetë këtu sepse qeveria e kalume e ka vendos që kjo tokë ti ipet në shfrytëziim për 99 vite, kanë qenë vetëm 3 pika të cilat janë kërku që me u bë e ligjshme, ka qenë aspekti publikimi i listës së pronave komunale. Miratimi paraprak i listës së veçante të pronës komunale dhe negocimi me Sunny Hill, të tirja i kemi bë – kjo është pse nuk ka pasur arsyeje për mos me u zhvarrit tutj”, ka thënë Rama përcjell Insajderi.
I pari i Prishtinës foli edhe për atë se pse nuk u mbajtë festivali në Parkun e Gërmisë sërish.
“Ne faktikisht i kemi ofru Sunny Hill, jemi kanë të hapur për me i leju kudo me zhvillu festivalin. Në Gërrmi nuk kanë mujt për shkak se tash është vend i mbrojtur ndërsa për shkak të zvarritjes edhe atje ku është destinimi i Sunny Hill Festivalit duhet goxha punë për me u përgatit. Këtë pyetje lirisht bëjani edhe Sunny Hillit”, tha Rama teksa nga Sunny Hill janë shprehur se tanimë ajo hapësirë nuk është e mjaftueshme.
E humbjet nga mosmbajtja e këtij Festivali në kryeqytet do të jenë të mëdha, këtë e thotë vet Rama derisa thekson se parashihej që ky festival ti sjellte Prishtinës 15 milionë euro fitim.
Përkundër humbjeve, Rama nuk hezitoi ta urojë Tiranën për festivalin.
“Në bazë të kalkulimeve të mëparshme përfitim i qytetit ka qenë 7-8 milionë është parapa që sivjet me qenë 12-15 milionë këto janë humbjet. Unë nuk kam kurgjo kundër Tiranës ju urojë festival fenomenal edhe atje do të shkojmë pa kurrfarë problemi, mirëpo festivali është dashtë me u mbajtë në Prishtinë se është i Prishtinës. Do të bëjmë çdo gjë që festivali të mbahet këtu, me qenë vendim i përhershëm”, tha ai përcjell Insajderi.
Rama u shpreh se do të bëjnë të pamundurën që festivali Sunny Hill të mbahet sërish në Prishtinë nga viti i ardhshëm
“Ne kemi bërë çdo gjë të mundur që me mbajtë festivalin këtu edhe po e them edhe tash e tutje për çfarëdo arsye, këtë vit veç është marrë vendimi të mbahet në Tiranë mirëpo nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në Prishtinë përherë”, u shpreh Rama.
“Sunny Hill”, tanimë është zhvendosur në Tiranë.
/GazetaInsajderi