Hëna më e ndritshme në gati 69 vjet do të ndriçojë qiellin këtë javë.
Fenomeni i njohur si “Super-Hëna” do të arrijë kulmin në Amerikën Veriore sot para agimit, ndërsa në Azi dhe në Paqësorin Jugor sonte në mbrëmje.
Kjo gjendje e Hënës ndodh kur ajo vjen më afër Tokës.
Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se Hëna do t’i afrohet Tokës në 221,523 milje. “Super-Hëna” e fundit ka qenë në janar të vitit 1948, shkruan rel.
Në vitin 2034, parashihet që Hëna të vijë edhe më afër Tokës, përkatësisht në 221,485 milje.