Loja popullore e karakterit të dashur të miliona fëmijëve vite më parë, Super Mario Run, ka mbërritur edhe në Android lajmëroi Nintendo.
Në një cicërimë në rrjetin social, Nintendo tha se loja është e disponueshme në Google Play Store përpara parashikimeve.
Debutimi vjen tre muaj pas Super Mario Run për iOS. Loja u shndërrua shpejt në një hit për përdoruesit e telefonëve të Apple duke shënuar 40 milion shkarkime në katër ditët e para.
Super Mario Run u bë loja më e shitur iOS në historinë e App Store. Përdouruesit mund të luajnë një numër nivelesh duke grumbulluar sa më shumë monedha.
Ajo është falas për tu shkarkuar por kushton 10 dollar për të luajtur përtej nivelit të tretë.