Gjatë kësaj vere, në Nintendo Switch do të vijë Super Mario për një aventurë atraktive në versionin origami.
Paper Mario: The Origami King është seria e gjashtë e Super Marios në RPG, ndërsa ka ngjyra shumë të hapura, stil të këndshëm dhe mahi të lehta, që do ta bëjnë këtë version po aq të pëlqyer sa edhe të tjerat, transmeton Telegrafi.
Origami King përbëhet nga karaktere letre që palosen, përfshirë Princeshën Peach si dhe robotë të shumtë që Marios i duhet t’i ndalojë.
Sikur të gjitha punimet e letrës në stilin origami edhe në këtë lojë, do të ketë palosje të ndryshme gjatë zhvillimit të lojës.
Të interesuarit për këtë video-lojë, duhet të presin deri më 17 korrik, për aventurat e reja me Super Marion.