Super ofertë nga Liverpooli, synon yllin e Newcastle për 117 milionë euro - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Super ofertë nga Liverpooli, synon yllin e Newcastle për 117 milionë euro

    Insajderi
    15 June 2025 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli po shqyrton mundësinë për të transferuar sulmuesin e Newcastle United, Anthony Gordon, sipas të përditshmes britanike The Sun.

    Raportohet se klubi nga Merseyside është i gatshëm të paguajë 100 milionë funte (rreth 117 milionë euro) për 24-vjeçarin, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensivë.

    Gordon konsiderohet një alternativë ndaj Bradley Barcolës, për të cilin PSG refuzoi një ofertë të Liverpoolit disa ditë më parë.

    Gjithashtu, interesi i Liverpoolit për Gordonin lidhet edhe me pasigurinë që ekziston rreth të ardhmes së Luis Diaz, i cili mund të largohet gjatë kësaj vere.

    Sezonin e fundit, Anthony Gordon zhvilloi 42 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 9 gola dhe dhuruar 7 asistime për Newcastlen.

    Forma e tij e mirë ka rritur interesin nga klubet e mëdha, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është rreth 65 milionë euro.

    Pavarësisht çmimit të lartë, Liverpooli duket i vendosur për ta siguruar shërbimet e tij dhe për ta forcuar skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark