×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘Superekspertët’ e Përparim Ramës, njëri kandidat i PDK-së e tjetra motrën të punësuar në Komunë

    Insajderi
    17 August 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka angazhuar ekspertë me anë të prokurimit. Insajderi ka zbuluar se njëri nga përfituesit është ish-kandidat i PDK-së për asamble, partia që është në koalicion me LDK në komunën e Prishtinës, e një përfituese tjetër e ka të punësuar po në këtë komunë edhe motrën.

    Qysh nga fillimi i muajit maj, në media u raportua mbi një tender që komuna e Prishtinës kishte shpallur. I pari i Prishtinës, Përparim Rama përmes këtij tenderi ka kërkuar angazhimin e 10 konsulentëve, më saktësisht 10 ekspertë për këshilla për disa projekte, kontrata e të cilëve prek kohëzgjatjen prej 3 vitesh. Që i bie se një konsulent për 3 vite do të paguhet përafërsisht mbi 40 mijë euro, ndërsa secili do të marrë 1 mijë euro në muaj.

    Tashmë dihen edhe fituesit, por në mesin e tyre ka edhe ish- kandidat për asamble e familjarë të afërm të zyrtarëve komunal.

    Gazeta Insajderi sjell detajet.

    Blendina Dalipi, Sokol Sallahu, Brisilda Gjana, Gent Sejdiu, Bedri Sylejmani, Andi Zhugli dhe Idriz B. Maliqi janë konsulentët për të cilët komuna ka paraparë t’i shpenzojë 400 mijë euro.  

    Në mesin e këtyre “super ekspertëve” del të jetë edhe ish- kandidati për asamble nga radhët e PDK-së në në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit 2021, Gent Sejdiu.

    Gent Sejdiu ishte kandidat për asamble në Prishtinë nga fusha e menaxhimit të patundshmërisë. Ai në listën e PDK-së për zgjedhjet lokale në Prishtinë mbante numrin 5.

    Kujtojmë se, Komunën e Prishtinës e drejton koalicioni i lidhur mes LDK-së dhe PDK-së.

    Derisa, e afërm, më saktësisht motra e njërës nga zyrtaret e prokurimit në Komunën e Prishtinës del të jetë përfituesja tjetër, Blendina Dalipi.

    Blendina Dalipi, e cila do të paguhet 32 mijë e 400 euro në komunën e Prishtinës ka të punësuar edhe motrën, Kaltrina Dalipi.

    Ndryshe, këta ekspertë është thënë se duhet të kenë përvojë disa vjeçare në punë e po ashtu edhe shkollim master.

    “Konsulentët individual e të gjitha profileve të Inxhinierisë Master duhet te ketë përfunduar Shkollimin Universitar- Master i ndonjë drejtimi inxhinierik – Të ketë së paku dy (8) vite përvojë pune pas diplomimit në fushën e kërkuar (menaxhim të projekteve);  – Të ketë referenca të përvojës së punës për menaxhim të projekteve në vlerë prej 600.000,00 €, ku 3 referenca duhet të jenë për menaxhim të projekteve ndërkombëtare  – Të ketë Certifikatë trajnimi për menaxhim të projekteve PRINCE 2 apo PMP apo ekuivalente – Të ketë shkathtësi kompjuterike në programet Word, Exel etj.    

    Konsulentët individual e të gjitha profileve të Ekonomisë Master duhet – Te ketë përfunduar Shkollimin Universitar-Masterin e ndonjë drejtimi Ekonomik – Të ketë së paku dy (8) vite përvojë pune pas diplomimit në fushën e kërkuar (menaxhim të projekteve); – Të ketë referenca të përvojës së punës për menaxhim të projekteve në vlerë prej 600.000,00 €, ku 3 – Të ketë Certifikatë trajnimi për menaxhim të projekteve PRINCE 2, PMP apo ekuivalente referenca duhet të jenë për menaxhim të projekteve ndërkombëtare – Të ketë shkathtësi kompjuterike në programet Word, Exel etj. Të njoh Gjuhën Angleze në nivelin B2 apo më lart”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark