Superheronjtë në pediatri, aktiviteti që do të ndodhë në dhjetor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Superheronjtë në pediatri, aktiviteti që do të ndodhë në dhjetor

    Insajderi
    11 November 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi Alpin Prishtina dhe “Care for Kosovo Kids” për të tretin vit me radhë po e mbajnë aktivitetin e lëshimit me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Kjo ngjarje do të ndodhë në dhjetor dhe qëllimi i saj është argëtimi i fëmijëve që ndodhën në pediatri e që shumë nga ta nuk kanë mundësi të shkojnë për festa në shtëpitë e tyre.

    Banka Ekonomike ka marrë përsipër të përgatisë dhurata për këta fëmijë dhe donacione të tjera për klinikën.

    Megjithatë ftojmë edhe kompani, subjekte tjera apo individ të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti për të ndihmuar shtresën më të ndishme të shoqërisë tonë. Donacioni do të menaxhohet nga Care for Kosovo Kids dhe së shpejti do të publikohen detajet.

    Pjesë e këshillit organizativ të kësaj ngjarje do të jenë Elvira Hoti-Ibrahimi dhe Nazmi Hasanramaj, që përfaqësojnë Klubi Alpin Prishtina dhe Mrika Karaqi nga Care for Kosovo Kids.

    “E kam pranuar këtë rol pa menduar dy herë dhe e di që do të jetë një nga gjerat që do të më bëjnë krenare përherë”, ka thënë Elvira Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark