Supremja ‘godet’ administratën Trump – urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Supremja ‘godet’ administratën Trump – urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

    Insajderi
    05 March 2025 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump e ka humbur edhe një betejë ligjore në raport me Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

    Gjykata Supreme, me një rezultat të ngushtë, urdhëroi të mërkurën administratën Trump të zbatojë vendimin e një gjykate federale për zhbllokimin e pagesave për ndihmat e huaja.

    Sipas “ABC News”, administrata e presidentit Donald Trump duhet të paguajë rreth dy miliardë dollarë për organizatat jofitimprurëse për punët e kryera deri më tani.

    Gjykata vendosi me rezultat 5:4 në favor të zhbllokimit të pagesave për ndihmat ndërkombëtare, shkruan nbcnews.

    Më 24 janar, Departamenti i Shtetit të SHBA-së kishte urdhëruar ngrirjen e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, si pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan për t’i përshtatur këto programe me objektivat e tij të politikës së jashtme.

    Ndryshe, këto programe zbatohen kryesisht USAID-it, e cila ka investuar mbi 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark