Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Sërpska.
Me këtë, urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09.02.2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës.
Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë ankesë të premten në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përfaqësuesit e partisë në pushtet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe, gjatë një mbledhjeje të mbajtur më 23 dhjetor.