×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit

    Insajderi
    22 November 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

    “Me lansimin e këtij udhëzuesi shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Udhëzuesi i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer për trajtimin e rasteve penale. Me qëllim që të adresohen ndryshimet e legjislacionit, është hartuar udhëzuesi për matjen e dënimit i cili ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal”, tha ai.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se përgjegjësia për dënimin shtrihet përtej gjyqësorit. Sipas tij, raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dënime më të buta.

    “Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme dhe udhëzuesi do të ofrojë një kornizë të përgjithshme… Ky udhëzues nuk e kufizon diskrecionin, por e rrit atë duke ju ofruar një strukturë drejt marrjes së dënimit të qëndrueshëm”, tha ai.

    E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se ky udhëzues orienton të gjithë dhe është investim kapital në sistemin e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark