Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër urdhrit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër urdhrit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

    Insajderi
    29 August 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar si të palejuar ankesën e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me pjesëmarrjen e subjektit politik Lista Serbe në zgjedhjet për Kuvendet Komunale të 12 tetorit 2025.

    Hedhet poshtë si e palejuar ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, me vendbanim në Prishtinë, të dy anëtar të KQZ-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025.”, thuhet në vendim.

    Në arsyetimin e vendimit thuhet se, më 23 gusht 2025, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe kishte konstatuar se kjo parti kishte plotësuar të gjitha kushtet ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

    KQZ, bazuar në këtë vendim, kishte certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe më 21 gusht 2025.

    Gjykata Supreme vendosi të mos e shqyrtojë më tej këtë çështje, duke hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Kurteshi dhe Krasniqi si të palejuar.

    Zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Asambletë Komunale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark