Suriname është shteti më i ri që e ka njohur Kosovën.
Lajmin u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.
“Faleminderit presidentit Dési Bouterse të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, ka shkruar ministri Hoxhaj.
Suriname është shtet në Amerikën Jugore, dhe ai që nga gushti i vitit 2012 ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke u siguruar qytetarve të Kosovës të udhëtojnë në këtë shtet, pas pajisjes me vizë.
Sipas statistikave të Bankës Botërore, Suriname ka një popullatë prej mbi gjysmë milioni banorësh. /Insajderi.com