Fero dhe Arbenita janë çifti më i diskutuar në showbiz dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat.
Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin.
Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie e madje lidhjen e tyre e kanë çuar në një nivel tjetër.
Prive ka mësuar se ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Fero dhe Arbenita i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.