Surroi kundër nenit që Ministria e Drejtësisë ka propozuar për shpifjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi kundër nenit që Ministria e Drejtësisë ka propozuar për shpifjen

    Insajderi
    25 April 2017 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publicisti Veton Surroi nëpërmes një postimi në Facebook, ka kritikuar një nismë të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me një nen kundër shpifjes që do të jetë pjesë e Kodit të ri penal.

    Me këtë nen sipas Surroit, synohet që ata që dalin haptazi kundër simboleve apo Republikës së Kosovës, duhet të dënohen dëri në 3 vjet burgim.

    “Ministria e Drejtësisë përgatitka një kod të ri penal me të cilin sërish mund ta rikthejë deliktin verbal. Në ish Jugosllavi ishte neni famëkeq 133 , e Ministria e Drejtësisë e paska bërë 134. Në të , në pikën c shkruhet kështu: Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara:

    1.1. fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose

    1.2. fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose me gjobë”.

    Sipas Surroit, fyerja dhe përbuzja me keqdashje, me këtë nen mbetet si çështje e interpretimit të lirë të gjykatësve.

    “Ajo çka mund të jetë fyerje a përbuzje për dikë nuk është për dikë tjetër; por këtë tashmë do ta përcaktojë gjykatësi sipas shijes së vet”.

    Surroi pyet se si do të vlerësohe, kundërshtimi i tij publik kundër flamurit të Kosovës.

    “Sa për informim paraprak të Ministrisë së Drejtësisë, konsideroj dhe kam shkruar se flamuri i Kosovës më shumë i ka hije një peshqiri të hoteleve turke (me gjashtë yje) se sa përfaqësimit të këtij vendi. Të njëjtën gjë jam i gatshëm ta përsëris edhe nëse aprovohet ky ligj”, shkruan Surroi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark