"Surup, kavanoza, këpucë..." - parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë prej 30 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Surup, kavanoza, këpucë…” – parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë prej 30 mijë euro

    Insajderi
    21 May 2024 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30.000 euro, shkruan Insajderi.

    Në njoftim bëhet me dije se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacioneve në zonën kufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

    “Me datën 21.05.2024  njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të
    dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa  vendore pa patentë shofer. Gjatë
    kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të
    ndryshme si në vijim:

     sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra,
     filtera Grande rreth 70000 copë,
     filterë Gentelmen rreth 450000 copë,
     kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg,
     28 palë këpucë,
     2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe
     2 pasqyra.

    Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €“, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të
    prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar  dhe
    automjeti sekuestrohen dhe  dërgohen në terminalin doganor përkatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark