Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj vendimit për të suspenduar përsëri certifikatën e biznesit të “Klan Kosovës”.
Kusari tha se pas dështimit, Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e vazhduar luftën speciale për mbylljen e televizionit nacional “Klan Kosova”,
“Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova. Sot ARBK-ja paska anuluar vendimin për anulimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova. Vendimi është politik, duket si dokument i hetuesisë, ka bazë të gabuar ligjore, nuk ka arsyetim ligjor por vetëm politik dhe si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm”, ka shkruar ajo në Facebook.