Suspendimi i Milaim Zekës e Mentor Shalës, nga RTK-ja flasin për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Suspendimi i Milaim Zekës e Mentor Shalës, nga RTK-ja flasin për Insajderin

    Insajderi
    31 January 2022 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë për Insajderin se nga shkarkimet e fundit brenda RTK-së janë duke synuar që të vendosin ligjshmërinë brenda mediumit publik.

    I pyetur se a ka pas ndonjë presion nga jashtë lidhur me këto vendime, ai thotë se nuk kanë asnjë presion nga jashtë.

    “S’kam çka shkoj në këtë fazë. Të dyja vendimet janë publike. Por, presioni nga jashtë nuk kam, thjesht po synoj të vendos ligjshmërinë”, thotë ai.

    Bordi i Radio Televizionit të Kosovës e ka shkarkuar Menor Shalën nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bordi, përmes një komunikate për media, duke thënë se vendimin e kanë marrë pas propozimit që e ka bërë Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK.

    “Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në pozitën e njëjtë Bordi e ka emëruar përkohësisht Arsim Halili, deri në përzgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë sipas konkursit publik, por jo më shumë se 6 muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark